Istogu ia bën mat Lirisë në Prizren

Sporti

Istogu ia bën mat Lirisë në Prizren

Nga: K.G Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:19

Skuadra e Istogut nuk e ka ndërmend të dorëzohet, por kërkon me çdo kusht të zënë vendin e dhjetë që do ta shpien në garat rikualifikuese për të mbijetuar në elitë. Ata fituan tri pikë të mëdha, duke e mundur me 1:0 ekipin me renome Lirinë. Prizrenasit patën përparësinë e fushës, por kjo nuk iu ndihmoi ndaj Istogut që ishte i disponuar për lojë.
Futbollisti Besmir Fetahu në minutën e 85-të shënon për tri pikët e Istogut, kurse Liria me këtë humbje futet në situatë të palakmueshme. Istogu renditet në vend të 11-të me 30 pikë, ka pesë më pak se Liria në pozitën e nëntë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat