Prishtina ikë nga zona e rrezikut, Drenica kurrë më keq

Sporti

Prishtina ikë nga zona e rrezikut, Drenica kurrë më keq

Nga: K.Goca Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:13

Prishtina importoi tri pikë të mëdha nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj. Tri pikë që nuk maten as me ari për Prishtinën, e cila gradualisht po shmanget nga skuadrat e rrezikuara, ndërsa Drenica kurrë nuk ka qenë më keq. Qysh në minutën e dytë, Prishtina kërcënoi portën e Drenicës, kur Gentrit Begolli qëlloi shtyllën pas asistimit të Labinot Osmanit. Në minutën e fundit, Dren Gashi shënoi për fitoren e madhe të Prishtinës, në anën tjetër ka fut edhe më në krizë Drenicën. Prishtina ngjitet në vend të shtatë me 37 pikë pas 29 jave në Raiffeisen Suiperligë, ndërsa Drenica bie në pozitën e dhjetë me 34 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat