Për Vushtrrinë merr fund elita!?

Sporti

Për Vushtrrinë merr fund elita!?

Nga: K.Goca Më: 4 maj 2016 Në ora: 17:06

Vushtrria duket se po dorëzohet me mbetjen në elitë me humbjen në Gjilan me rezultat 3:1 nga Drita. Vushtrria sipas të gjitha gjasave humbën statusin e elitës së futbollit, për shkak se edhe katër ndeshje që janë deri në fund do ta kenë të vështirë të bëjnë diçka, por fundja gjasat teorike ende i ka. Drita arkëtoi tri pikle të rëndësishme në luftë për mbijetesë. Alban Shillova në minutën e 13-të kaloi në epërsi Dritën, ndërsa Daut Maxhuni barazoi në atë të 38-tën. Goli i Maxhunit shtoi shpresë të vushtrriasit se mund të nxjerrin rezultat më të mirë, por kështu nuk ngjau në pjesën e dytë, pasi që skuadra gjilanase shënoi dy gola të shpejt. Xhevdet Shabani në minutën e 54-të dhe pas dy minutave edhe Shqipërim Kelmendi dhe ia siguruan një fitore domethënëse skuadrës së tyre.
Vushtrria tani është ngujuar në fund me vetëm 25 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat