Faruk Domi iu kujton diçka serbëve që do t‘iu dhemb koka!

Sporti

Faruk Domi iu kujton diçka serbëve që do t‘iu dhemb koka!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:20

Faruk Domi iu kujton serbëve të kaluarën që vërtet i bënë me dhimbje koke. Iu kujton kohën kur shqiptarët fitonin në midis Beogradit! BAC U KRY, kështu e ka nisur shkrimin ish-futbollisti i mirënjohur Domi. “Pa dyshim se lajmi i kongresit të 40-të i shtëpisë më të madhe të futbollit europian, i mbajtur ne Budapest plr pranimin e Kosovës në mesin e 55 shteteve të UEFA-s ishte lajm sensacional për faktin se për këtë ditë u sakrifikuan shumë breza të futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, punëtorëve sportiv etj. Ky sukses nuk është i rastësishëm por është një dëshmi se loja e futbollit jo vetëm që është zhvilluar me dekada në Kosovë por ai gjithnjë gjatë historikut të saj shumë të mundimshëm gjithnjë ka prodhuar vlera dhe yje të kësaj loje magjike. Kjo është edhe një fitore e futbollit të Kosovës ndaj atij serb.

Nën sloganin kombëtar: BAC U KRY, ju përkujtoi tri momente shumë të rëndësishme të sukseseve të futbollit shqiptar ndaj atij serb. Flamurtari i Vlorës eliminon Partizanin e Beogradit në garat europiane në vitet e tetëdhjeta 2:1, Prishtina fiton në Beograd me C. Zvezdën 3:1 (1983/84), kombëtarja e Shqipërisë ngadhënjen në kualifikimet e Europianit 2016 dhe eliminon Serbinë kur kësaj ia shtojmë edhe arritjen më të madhe të kombit Shqiptar të vitit 2008 PAVARËSINË E KOSOVËS, atëherë lirisht mund të themi se ne si kombe në dekadat e fundit jemi shumë më të suksesshëm në të gjitha aspektet. Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, shkruan Domi në facebookun e tij, ndryshe ish futbollist i Vëllaznimit dhe Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat