Lajm i keq për Kombëtaren: Xhaka do mungojë për shumë javë

Sporti

Lajm i keq për Kombëtaren: Xhaka do mungojë për shumë javë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 15:24

Një lajm i keq vjen për kombëtaren shqiptare, por edhe për ndeshjen e shumë përfolur mes dy vëllezërve Xhaka.

Lëndimi i Taulant Xhakës të shtunën kundër Sionës, ku doli në minutën e 20 ka pësuar një tërheqje muskulare. 25 vjeçari sipas një lajmërimi të klubit Basel, do “qëndrojë shumë javë jashtë fushave.”

E qartë është se ai do jetë jashtë fushave për sezonën e mbetur në ligën zvicerane, ndërsa nuk është qartësuar pjesëmarrja e tij në France 2016.

Dueli i vëllezërve tani është me shumë se kurrë në pikëpyetje. Por me keq është akoma për fatin e Shqipërisë, që do ketë mungesë të theksuar në mbrojtje dhe mesfushë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat