Champions, Real- City, flasin trajnerët para sfidës

Sporti

Champions, Real- City, flasin trajnerët para sfidës

Më: 4 maj 2016 Në ora: 14:01

​Reali i Madrdit ka një objektiv të qartë finalen e dytë në 3 sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve. Trajneri i merengueve Zinedine Zidane ka shansin të qëllojë jackpotin në tentativën e parë, duke qënë se ka vetem disa muaj që është në krye të mbretërorëve.

Tekniku francez në prag të kësaj sfide pranoi se nëse Reali nuk kalon në finale, atëherë ky sezon mund të konsiderohet dështues.

“Do të jetë më e vështirë se në ndeshjen e parë, për këtë jemi të vetëdijshëm dhe jemi gati. Duhet të bëjmë lojën tonë duke respektuar kundërshtarin që ka lojtarë vërtetë cilësorë. Po kalojmë një moment të mirë, por ende nuk kemi fituar asgjë, nëse nuk kualifikohemi për në finale, ky sezon mund të konsiderohet një dështim. Ronaldo është në 100% i gatshëm” -përfundoi trajneri i 10 herë kampionëve të Europës.

Si për ironi ai që ka shansin ta dërgojë City për herë të parë në finale do ti thotë lamtumire klubit anglez në fund të sezonit. Manuel Pellegrini përpara se të largohet ka pikërisht këtë objektiv finalen e madhe.

“Motivimi është në standartet më të larta. Dëshirojmë të presim biletën e finales për herà « të parë në histori, dhe duam ta bëjmë këtë në një stadium të mrekullueshëm. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të përsosur, ndoshta nuk na cilësojmë favorit, por i kemi cilësitë për ti mposhtur “-theksoi tekniku 62 vjecar, i cili është një ish, pasi ka drejtuar Los Blancos në sezonin 2009-2010 përpara se të shkarkohej nga Perez, sot ka shansin të hakmerret brenda në “Santiago Bernabeu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat