NZZ: Çështja e Kosovës mund të dërgohet në CAS, lidhja me Platinin

Sporti

NZZ: Çështja e Kosovës mund të dërgohet në CAS, lidhja me Platinin

Më: 4 maj 2016 Në ora: 13:14

Emri i Platinit u dëgjua shpesh në Budapest. UEFA e ka vështirë të ndahet prej tij, nga presidenti shumëvjeçar, që është dënuar për shkak të transferave të dyshimta të parave në FIFA.

Nëse gjykata sportive CAS vërteton këto akuza, atëherë Platini nuk do jetë më shefi i UEFA. Por akoma ai njihet si president në ueb-faqen e UEFA, ndërsa kjo u pa edhe gjatë kongresit të së martës në Budapesht. Edhe kryetari i FIFA Gianni Infantino në fjalimin përshëndetës, shpresonte që Michel Platini do jetë përsëri në krye të detyrës dhe atë së shpejti.
Funkcionimi i UEFAs do paralizohej për një kohë post-Platini, nëse ky i fundit do dënoheshte. Është akoma e paqartë nëse ai do jetë në finalen e Europa-League, 18 maj në Basel.

Interesante që edhe drejtuesi i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç, në deklaratën e tij përveç mbështetjes “të mos politizimit të UEFAs,” tha se “kur do vijë presidenti Platini, UEFA nuk mund të ketë më shumë anëtarë.” Federata Zvicerane gjithashtu kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës, me pretekstin se çështja është si sportive poashtu edhe politike. “Sepse ne nuk kemi një legjislaturë të qartë për transferimin e mundshëm të lojtarëve të kombëtareve.” Dukeshte se Zvicra kishte mbi të gjitha hallin e lojtarëve të saj si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami.

Pritje për përgjigjen e saktë

Pasiguria e të drejtës ligjore mbetet e madhe. Nëse lojtarët nga Kosova, që kanë luajtur në ndonjë kombëtare A, do mund tani së shpejti të transferohen në kombëtaren e Kosovës. “Tani duam një përgjigje konkrete, për lojtarët e tillë,” tha drejtori ligjor i UEFA, Alasdair Bell. Për shkak të opozitës së madhe në UEFA, nuk përjashtohet edhe një ankesë në CAS. FIFA e ka lënë të hapur çështjen e Kosovës në kongresin e radhës në Meksiko, javës tjetër./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat