Ja kush thotë se takimi Kosovë-Serbi, do të luhet në Prishtinë

Sporti

Ja kush thotë se takimi Kosovë-Serbi, do të luhet në Prishtinë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 12:02

Ish gazetari sportiv serb Milojko Pantiq ka propozuar zhvillimin e një ndeshje miqësore mes Kosovës dhe Serbisë në Prishtinë.

Ai beson se një duel i tillë do të ndihmonte në normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

“Në mënyrë që të normalizohen raportet edhe në futboll, nëse përfaqësuesit politikë kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim, më e mira do të ishte që kjo të fillojë nga futbolli me një ndeshje Kosovë – Serbi në Prishtinë”, deklaroi Pantiq për radio “Evropa e Lirë”.

“Dhe, kështu që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet ai problem”, shtoi ai. Pantic po ashtu ka shkuar edhe më larg duke propozuar krijimin e një lige rajonale me skuadra nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

“Të krijojmë një ligë regjionale, Kosova, Mali i Zi, Serbia. Kjo do të ishte një ligë e vërtetë. Prishtina, Kragujevci, Kraleva, Nish, Krushevci, Podgorica, Nikshiqi, Novi Sad, një ligë regjionale në futboll”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat