Të ndalen garat ilegale të Serbisë në Kosovë!

Sporti

Të ndalen garat ilegale të Serbisë në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2016 Në ora: 11:19

Me 3 maji Federata e Futbollit e Kosovës të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në asociacionin më të lart të futbollit evropian, UEFA. Gjërat kanë ndryshuar për një mijë shkallë për futbollin e Kosovës. Kosova është shtet i pranuar ndërkombëtarisht. Disa klube serbe vazhdojnë ende garat ilegalisht dhe në kuadër të garave të Serbisë! Klubi i futbollit Mokra Gora nga Zubin Potoku vazhdon ende të garojë në Ligën e Tretë të Serbisë, grupi i Perëndimit! Klubet e Serbisë hyjnë brenda terrorit tonë dhe zhvillojnë garat, si bie fjala në Zubin Potok ose në Leshak. Sepse edhe në Ligën e ashtuquajtur Morava garon e ashtuquajtura Trepçë! Edhe kjo bën gara në Serbi! Por, pranimi i FFK-së në UEFA tani jep sinjale të qarta, se këto gara ilegale duhet të ndërpriten automatikisht dhe serbët duhet të kthehen në garat e Republikës së Kosovës. Ndryshe, duhet të ndalohen aktivitetet ilegale sidomos futja e klubeve nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Gjithçka do të vijë në vend të vetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat