Tovërlani: Boll kena prit a?

Sporti

Tovërlani: Boll kena prit a?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 maj 2016 Në ora: 11:07

Kryetrajneri i Feronikelit nga Drenasi, Afrim Tovërlani, është i ngazëllyer me pranimin e futbollit të Kosovës në UEFA, tani ai pret që me ekipin e tij të luajë në garat evropiane përkatësisht në garat eliminatore për Champions League. “Boll kena prit a? Na erdhe dita edhe neve se nuk shkon gjithmonë.....Urime UEFA të gjithëve pa dallim”, shkruan Tovërlani në facebook-un e tij. Ndryshe Tovërlani njihet si trajner i trofeve dhe që karrierën më të mirë si futbollist e ka kaluar në KF Prishtina, por një fakt duhet përmendur se menjëherë pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai serbosllav, një periudhë të shkurtër ka luajtur për Flamurtarin e Prishtinës (1991). Mirëpo, Tovërlani ka qenë edhe pjesë e kohës së gjeneratës së artë kur Prishtina ka qenë në Ligën e Parë të shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat