Simeone: E merituam, eliminuam dy skuadrat më të mira në botë

Sporti

Simeone: E merituam, eliminuam dy skuadrat më të mira në botë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 08:55

Diego Simeone beson se Atletico Madridi eliminoi dy nga tre ekipet më të mira në botë për të arritur në finale të Milanos.

Atletico eliminoi në çerekfinale Barcelonën, derisa goli si mysafirë i Antoine Griezmann në Allianz Arena të martën mbrëma, eliminoi Bayern Munichun pas rezultatit të përgjithshëm 2:2.

Duke folur për këtë ndeshje dhe rrugëtimin deri në finale të Milanos, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, tha se ekipi i tij eliminoi dy nga tre ekipet më të mira në botë.

“Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë i vështirë, por spektakular. Ne eliminuam dy nga tre ekipet më të mira në botë, pas vështirësive dhe vuajtjeve në katër ndeshje”, tha Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat