Koment emocionues i ish legjendës së Prishtinës, Mensur Nexhipi: Ëndrra u bë realitet

Sporti

Koment emocionues i ish legjendës së Prishtinës, Mensur Nexhipi: Ëndrra u bë realitet

Më: 3 maj 2016 Në ora: 23:29

Një postim tejet emoconues në rrjetin social facebook ka bërë një prej legjendave të gjneratës së artë të KF Prishtina të viteve 80-ta, Mensur Nexhipi, pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Nexhipi ka shkruar se ëndrra e tij është bërë realitet dhe se ndjehet krenar që edhe ai ka kontribuar për këtë ditë historike për futbollin e Kosovës.

“Ëndrra që bëhet realitet. Uroj gjithë shqiptarët kudo që janë posacarëisht gjithë Kosovës për këtë ditë ku Kosova dhe futbolli i saj pranohet në shtëpinë më të madhe europiane-UEFA. Duke kujtuar periudhën më të mirë futbollistike të kohërave 1980-90 sot ndjehem krenar që kontributi im, i gjithë bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të mi arritëm dhe pritëm këtë ditë historike. Urime dhe shpresojmë që rrugën tonë do ta vazhdojnë talented e rinj, duke përfaqësuar këtë vend në arenën ndërkombëtare. Me respekt, I juaji Mensur Nexhipi”, ka shkruar Mensur Nexhipi në një postim në facebook.

Mensur Nexhipi është babai i futbollistit të njiohur Nderim Nexhipi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat