Griezmann flet pas kualifikimit në finale

Sporti

Griezmann flet pas kualifikimit në finale

Më: 3 maj 2016 Në ora: 23:21

Antoine Griezmann është shprehur i lumtur që Atletico Madrid u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve.

Griezmann e shënoi golin e Atletico Madridit në humbjen 2:1 nga Bayern Munichu në ndeshjen e kthimit, gol ky që doli të ishte vendimtar për kualifikimin e skuadrës spanjolle në finale të Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi francez e ka pranuar që Bayerni ishte skuadër më e mirë, por goli i shënuar si mysafir ishte vendimtar për Atleticon.

“Jemi të ngazëllyer. Ishte e vështirë, një ndeshje tejet e vështirë. Kishim një kundërshtar të madh para nesh dhe duhej të shënonim dhe të mbroheshim. Kjo është ajo që ne bëmë. Ata ishin më të mirë, por ne e shënuam një gol si mysafir që ishte e rëndësishme”, deklaroi francezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat