Quza: Kur publiku u jepte jakne lojtarëve që mos t'i identifikojë milicia serbe

Sporti

Quza: Kur publiku u jepte jakne lojtarëve që mos t'i identifikojë milicia serbe

Nga: Shkruan: Heset Maliqi-Quza Më: 3 maj 2016 Në ora: 23:15

Në vend të urimit për futbollin e Kosovës.

Me 1997 me dy shokë ia mësyem një livadhi në thellësi të fshatit Varosh, ku ishte planifikuar një ndeshje kampionale mes KF FERIZAJT dhe KF PRISHTINA.

Makinën e parkuam shumë më larg se sa vendi ku do të zhvillohej ndeshja, vazhduam në këmbë deri tek livadhi. Na ndali një person dhe na këshilloj që të ndalemi pak, derisa një grup prej tre vetësh të largohen, sepse duhej të ecnim në grupe të vogla që të mos binim në sy të policisë, kur shikova anash pash që kishte me dhjetëra qytetarë në grupe të vogla, që shtireshin që po ''punojnë'' diçka nëpër arat e posa mbjellura!!!

Kur mbërritëm në ''stadium'' kishte me qindra simpatizues të futbollit, disa me entuziazëm i shënonin vijat e fushës me dhengla druri (bykë),vendosnin shiritat për ti ndarë lojtarët prej shikuesve, ndërsa disa e kishin punën më të rëndë, qëndronin me qindra metra larg lojës, për të vëzhguar mos po ja "brofin befas' policia. E lojtarët qëndronin nëpër makina derisa ti lajmëroj dikush që ''njëherë për njëherë mundemi me luajt''.

Lojtarët filluan nxemjen, ndërsa dëgjohej një zë duke ju thënë: "Hajde, hajde nisjani lojës së nuk e kemi luksin me u nxe'', duhej të shfrytëzohej çdo sekond ''lirie'' në Kosovën e ukupuar. Nuk kaloi as 10 minuta prej fillim të lojës, u dëgjuan disa pëshpërima me zë 'milicia, milicia' dhe të gjithë lojtarët vrapuan tek publiku, ndërsa publiku ju jepte jakne dhe veshje ''civile'' për të mos u identifikuar se kush guxonte të luaj futboll në Kosovë!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat