Atletico finalisti i parë, Bayerni eliminohet

Sporti

Atletico finalisti i parë, Bayerni eliminohet

Nga: Kemajl Goca Më: 3 maj 2016 Në ora: 22:49

Atletico Madridi është finalisti i parë i Champions League në futboll. Bayerni nga Munihu shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Atletico-s, por ishte e pavlefshme, pasi që humbja në takimin e parë në Madrid me 1:0 i ka eliminuar.

Atletico u dëshmua edhe një herë skuadër e papërshtatshme për ekipet e mëdha. Një ndeshje e fortë në mes Bayern-it dhe Atletico Madridit, por bavarezët ishin të pafat me gjithë që sulmuan vazhdimisht.

Në një ndeshje që u humbën dy penallti, Muller te Bayerni dhe Torres të Atletico, ishin të pa saktë. Lojë me përplot emocione, por Atletico që drejtohet nga trajneri Diego Simeone u kualifikua në finalen e madhe, e cila e pret fituesin e takimit në mes Real Madridit dhe Manchester Cityt. Në minutën e 31-të, Xabi Alonso, nga gjuajtja e lirë rreth 18-19 metra dërgoi goditje të fortë e cila u devijua paksa nga barrikada dhe e mashtroi portierin Oblak, duke u fërfëllua në rrjetë, 1:0.

Pas tre minutave (34'), Bayerni pati një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin. Gimenez shkaktoi penallti, pasi që e kapi për trupi futbollistin Martinez dhe gjyqtari turk Cakir pa u hamendur fare akordoi penallti. Thomas Muller merr përgjegjesinë, gjuatjen e tij e kuptoi portieri Oblak dhe e mbrojti me sukses. Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 54-të "Alliaz-Arena" tronditet! Futbollistët e Atletico-s ndërprenë një veprim të Bayaern-it dhe me një veprim të shpejt arritën deri të goli i barazimit.

Fernando Torres ishte ai që pothuajse nga messi i fushë e ka vërejtur të vetmuar futbollistin Griezmann i cili doli ballë për ballë me Neuerin dhe e mposhti, 1:1. Bayerni luftoi me të gjitha forcat dhe shënoi në minutën e 74-të. Kiliani Artuto Vidal për mrekulli me kokë pasoi deri të sulmuesi polak Robert Lewandowski i cili nga afërsia me kokë nuk e pati të vështirë për të shënuar, 2:1. Një ndeshje interesante deri në fund, pasi që bavarëzët kërkonin golin e kualifikimit, ndërsa skuadra spanjolle mbrohej me sukses. Në minutën e 83-të, penallti për Atleticon, pasi që Javi Martinez e ka rrëzuar Torresin.

Sulmuesi Fernando Torres nuk ishte i saktë nga penalltia, pasi që gjuajtjen e tij e priti portieri Neuer. Bayerni me gjithë orvatjet deri në fund, nuk shënoi golin e kualifikimit, ndërsa Atletico falë fitores me 1:0 në Madrid ka arritur që të shkojë në finale, sepse goli i shënuar si mysafir ka vlerën e dyfishtë.

Bayern-Atletico 2:1
Stadiumi "Allianz-Arena", Munih.

Gjyqtar: 70.000.

Gjyqtar: Cuneyt Cakir (Turqia).
Shënues: Alonso (31'), Lewandowski (74') - Grizemann (54').
Kartonat e verdhë:Martinez - Gimenez.

Bayerni: Neuer, Lahm, Javi Martinez, Boateng, Alaba, Xabi Alonso, Vidal, Douglas Costa (Coman 73'), Müller, F. Ribery dhe Lewandowski.

Atletico: Oblak, Juanfran, Gimenez, Godin, Filipe Luis, Gabi, Augusto (Carrasco 46'), Saul Niguez, Koke (Saviq 90+3'), Griezmann (Teye 82') dhe Torres.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat