Në finale takohen Peja-Sigal Prishtina

Sporti

Në finale takohen Peja-Sigal Prishtina

Më: 3 maj 2016 Në ora: 21:54

Sigal Prishtina është plasuar në finalen e madhe pasi të martën mbrëma në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në kryeqytet e ka mposhtur Bashkimin nga Prizreni me rezultat 84:75, në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Më i dalluari te Sigal Prishtina ishte Dardan Berisha me 23 pikë, kurse te Bashkimi më efikasit ishin Granit Rugova dhe Theron Bussey, me nga 18 pikë secili. Në këtë mënyrë bardhekaltrit në finalen e madhe do të takohen me Pejën. Ndeshja e parë finale në mes Pejës dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 19.30 në palestrën e sportit “Karagaçi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat