Mediat ndërkombëtare: Januzaj mund ta braktisë Belgjikën për Kosovën pas pranimit në UEFA

Sporti

Mediat ndërkombëtare: Januzaj mund ta braktisë Belgjikën për Kosovën pas pranimit në UEFA

Më: 3 maj 2016 Në ora: 17:21

Pas pranimit të Kosovës në UEFA, mediat ndërkombëtare kanë nisur të shkruajnë se futbollisti kosovar Adnan Januzaj mund t’ia kthejë shpinën Blegjikës, kombëtares për të cilin ai luan dhe ta reprezantojë ndonjë nga ekipet kosovare në ndeshjet ndërkombëtare.

Tabolidi “Mirrori” shkruan se Januzaj kishte deklaruar se do të qëndrojë edhe dy vite në Belgjikë, mirëpo që nga viti 2014 ai nuk ka pasur shumë mundësi, pasi që karriera e tij në skuadrën e Manchester United vazhdon të stagnojë.

Januzaj është kritikuar shpesh nga tifozëria kosovare, pasi nuk ka pranuar të luaj për ndonjë ekip kosovar apo për kombëtaren e Shqipërisë, transmeton KosovaPress.

E kjo bëhet edhe më favorizuese për Januzajn që t’i kthehet vendlindjes tani kur Kosova synon që së shpejti të aplikojë edhe në FIFA.

Kosova, sot është bërë shteti i 55-të anëtar i UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat