Ibrahimi: 3 maji do të shkruhet me shkronja të arta

Sporti

Ibrahimi: 3 maji do të shkruhet me shkronja të arta

Nga: K.Goca Më: 3 maj 2016 Në ora: 17:04

Edhe shqiptarët e Maqedonisë i janë gëzuar fortë pranimin e të futbollit të Kosovës në UEFA. Gazetari sportiv nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi, shkruan se u finalizua sakrifica 25-vjeçare. “Dita e sotme është historike për futbollin e Kosovës dhe të shqiptarëve në përgjithësi.
3 maji i vitit 2016 do të shkruhet me shkronja te arta, pasi Kosova u pranua ne UEFA.
Dy legjendat e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe Arbnor Morina, të cilët si gjithë na i kanë tradhtuar lotët e gëzimit në momentin e pranimit historik të Kosovës në UEFA.
Andaj unë nga zemra i uroj FFK-se, në krye me Fadil Vokrrin, stafit te tij, klubeve të futbollit, sponsorëve, futbollistëve, sportdashësve të futbollit dhe natyrisht kolegëve të mi gazetarë të sportit që sakrifikuan në këto 25 vite pritje.
Tani ju pret punë dhe vetëm punë, sepse ky është vetëm fillimi i një epoke te re”, shkruan Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat