Norvegjezët e shqetësuar, por votuan pro Kosovës

Sporti

Norvegjezët e shqetësuar, por votuan pro Kosovës

Më: 3 maj 2016 Në ora: 15:25

Federata e Futbollit të Norvegjisë e ka mbështetur pranimin e Kosovës në UEFA.

Kështu ka deklaruar udhëheqësi i kësaj federate, Terje Svendsen.

“Megjithatë, tani jemi të shqetësuar për lojtarët e shumtë që kanë prejardhje nga Kosova”, deklaroi Svendsen pas votimit.

Shqetësimi i Svendsen vjen pas rastit më të fundit, ku Bersant Celina, që cilësohet si një nga lojtarët më të talentuar norvegjez e që luan për Manchester Cityn, ka zgjedhur Kosovën para Norvegjisë.

Përveç Celinës, Norvegjia ka edhe disa talentë kosovar, duke përfshirë vëllezërit Valon e Veton Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat