Berisha: Është një arritje historike

Sporti

Berisha: Është një arritje historike

Më: 3 maj 2016 Në ora: 14:17

Bernard Berisha është shprehur tejet i lumtur pas pranimit të Kosovës në UEFA.

Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, e ka cilësuar si ditë historike 3 majin, që u pranu Kosova në UEFA.

“Është një përgjegjësi më e madhe për ne. Besoj që të gjithë jemi të gatshëm për këtë aventurë të re dhe të japim gjithçka nga vetja. Është një ditë e veçantë që të gjithë e kemi prit që një kohë të gjatë. Sot të festojmë së bashku për këtë arritje historike”, Bernard Berisha.

“Kosova nuk ka nevojë që t’i dërgojë ftesë askujt. Kush është shqiptar do të vij e të luaj pa ftesë”, ka shtuar më tej Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat