Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës uron pranimin në UEFA

Sporti

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës uron pranimin në UEFA

Më: 3 maj 2016 Në ora: 14:07

Lajmin për pranimin e Kosovës, në UEFA e ka pritur me padurim edhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj.

Rashkaj përmes rrjetit social Facebook, ka shprehur emocionet e tij duke uruar të gjithë kosovarët për këtë lajm historik.

Sipas Rashkajt, pranimi i Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit, UEFA, është tejet e rëndësishme ngase më në fund i janë hapur rrugët lojtarëve të rinj dhe ligës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat