Top lajmi i mediave zvicerane: Kosova pranohet në UEFA, Shaqirin dhe Co mund të ndryshojnë kombëtaren pas dy vitesh

Sporti

Top lajmi i mediave zvicerane: Kosova pranohet në UEFA, Shaqirin dhe Co mund të ndryshojnë kombëtaren pas dy vitesh

Nga: Fitim Dika Më: 3 maj 2016 Në ora: 14:05

Mediat kryesore zvicerane në këto momente kanë si lajm kryesor Pranimin e Kosovës në UEFA.

“Kosova është bërë anëtarja e 55 e UEFAs. Pas një debati kontravers në Budapesht, me një rezultat të ngushtë u aprovua anëtarësimi i republikës ballkanike,” shkruan mes tjerash 20min.ch.

Sipas gazetës tani pritet anëtarësimi farsë në FIFA dhe konkurrimi i Kosovës për në Rusi 2016. Por çfarë do ndodh me Granit Xhakën, Valon Behramin dhe Xherdan Shaqirin?- pyet e përditshmja zvicerane. “Gjasa është e madhe që Shaqiri dhe Co të luajnë për Kosovën,” përgjigjet gazeta me fjalët e ish drejtorit medial të FIFA, Walter De Gregorio. Ai këto deklarata i bëri në 2014.

Shkrim të ngjashëm ka bërë edhe gazeta më e "click"-uar zvicerane blick.ch, duke vendosur në ballinë titullin: “UEFA pranon Kosovën: A do ndryshojnë kombëtaren Shaqiri dhe Xhaka?”

Më tej gazeta jep gjashtë komente. E para se Kosova në 13 maj do pranohet në FIFA, pasi kjo do jetë vetëm formale. Kjo do i mundësojë Kosovës pjesëmarje në kualifikimet botërore, ndërsa komentet tjera kanë të bëjnë me skenaret e largimit.

“Ata mund të ndryshojnë klubin në dy vitet e ardhshme, pasi edhe kjo është e mundur,” transmeton botasot.info, duke nënkuptuar se kombëtarja helvete nuk do pësojë ndryshime për Euro 2016. Si argument për mos ndryshimin e kombëtares së lojtarëve me origjinë nga Kosova, gazeta zvicerane jep arsyen e infrastrukturës. “Zvicra ka infrastrukturë më të mirë sesa Kosova,” e përmbyll shkrimin./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat