Ujkani: Vendosni me zemër Kosova ju pret

Sporti

Ujkani: Vendosni me zemër Kosova ju pret

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:30

Portieri Samir Ujkani ka dërguar një mesazh për gjithë futbollistët shqiptar që mbrojnë ngjyrat e përfaqësuesve të ndryshme
Pas pranimit të Kosovës në UEFA, gjithë lojtarët shqiptarë që luajnë për përfaqësuese të ndryshme, kanë të drejtë të rikthehen në Kosovë.
“Të gjithë e kemi pritur padurim këtë ditë, këtë vendim të UEFA-s. Me thënë të drejtën jam pa fjalë. Jam tejet i lumtur. Jam tejet i emocionuar dhe i lumtur. Këtë ditë e kemi pritu që një kohë të gjatë”.
“Vendlindja thërret. Vendosni me zemër Kosova ju pret”, ishte mesazhi i Ujkanit për gjithë shqiptarët që luajnë në përfaqësuese të ndryshme Evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat