Reagon Serbia: Gjibraltari ia hapi rrugën Kosovës që të pranohet në UEFA

Sporti

Reagon Serbia: Gjibraltari ia hapi rrugën Kosovës që të pranohet në UEFA

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:11

E marta mund të jetë datë historike. Kjo për faktin se Kosova mund të pranohet në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian – UEFA.

E gjithë vëmendja është kthyer në një vend, sot Budapesti është epiqendra për Kosovën në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Ndërsa mediat serbe me vëmendje po përcjellin këtë ngjarje.

Gazeta serbe i ka kushtuar një analizë të veçantë pranimit të Kosovës në UEFA, me titull “Beteja më e madhe Sportive diplomatike e Serbisë deri më tani. Ndërsa Kryetari i Shoqatës së futbollit të Serbisë, Tomisalv Karagjiq e ka pranuar që është shumë vështirë të parandalohet anëtarësimi i Kosovës meqenëse shumica e shteteve të BE-së e kanë njohur Kosovën dhe do e mbështesin në anëtarësimin në këtë organizatë.

Ai ka theksuar se situata është e vështirë, veçanërisht tani pasi Kosova është anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, por Federata e Sportit të Serbisë, po lufton me të gjitha mjetet.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka pranuar një shtet vetëshpallur dhe në këtë mënyrë hapi derën për organizata të tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë. Një anën tjetër situatë jonë është shumë më e vështirë dhe e pasigurt, Gjibraltari është pranuar në UEFA, edhe pse nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat