Gashi, në formacionin më të mirë të javës në MLS

Sporti

Gashi, në formacionin më të mirë të javës në MLS

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:56

Futbollisti Shkëlzen Gashi është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës në MLS. Futbollisti I kombëtares shqiptare, që u transferua në janar nga FC Basel te Colorado Rapids, figuron krahas yjeve të tillë si Didier Drogba dhe David Villa. 27-vjeçari duket se është ambientuar mjaft shpejt me Kampionatin Amerikan të Futbollit (MLS). Transferimi i janarit nga Basel te Colorado Rapids po rezulton një zgjedhje e goditur për mesfushorin me tipare sulmuese të kombëtares kuqezi. Deri më tani, ai ka luajtur 8 ndeshje (647 minuta) për skuadrën e tij të re dhe ka shënuar 2 gola. Një produkt për t’u pasur zili ndër legjionarët kuqezinj nëpër botë, në prag të “Euro 2016”. Golin e fundit, Gashi e shënoi ndaj Montreal Impact (ku aktivizohet Didier Drogba), në barazimin 2:2, në udhëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat