Ja në sa ora vendoset sot për pranimin e Kosovës në UEFA

Sporti

Ja në sa ora vendoset sot për pranimin e Kosovës në UEFA

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:02

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UEFA është pika e fundit, e 40-të, e rendit të ditës në Kongresin e UEFA-së.

Raportohet se UEFA e ka lënë në fund aplikacionin e Kosovës për t’u bërë anëtarja e 55-të e Federatës Evropiane të Futbollit.

Kongresi ka filluar në ora 9:30, dhe do të zgjasë deri më 12:30 duke u pasuar nga një konferencë për media. Andaj, kërkesa e Kosovës pritet të shqyrtohet rreth orës 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat