Ylli i Interit i cili refuzoi Leicesterin për Nerazzurrët, a thua është penduar?

Sporti

Ylli i Interit i cili refuzoi Leicesterin për Nerazzurrët, a thua është penduar?

Më: 3 maj 2016 Në ora: 07:30

Leicester City është kampion i Ligë Premier për sezonin 2015/16.

Skuadra e drejtuar nga Claudio Ranieri pas barazimit mes Tottenhamit dhe Chelseat, edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Anglisë.

Tani mendimet e tifozëve janë se cilët do jenë lojtarët që do të blejë tekniku italian gjatë verës, a do arrijë të mbajë yjet që i ka tani, por për këtë ka ende kohe.

Me këtë rast të kujtojmë tregun e transferimeve që kishte tentuar të bëjë Leicesteri gjatë janarit të 2016.

Caku kryesor i tyre ishte sulmuesi italian Eder, i cili atëherë ishte pjesë e Sampdorias. Por, në fund italiani refuzoi ‘Dhelprat’ për t’u bashkuar me Interin.

Duke parë që Leicesteri arriti të shpallet kampion dhe me këtë rast siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, kurse arritja e Nerazzurrëve e vetme për këtë sezon është kualifikimi në Ligën e Evropës.

A thua është penduar Eder? Mundësit janë të mëdha pasi ai nuk po arrin të gjejë vend as në njëmbëdhjetëshin e Roberto Mancinin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat