Sot Kongresi i UEFA-së, pritet pranimi i Kosovës

Sporti

Sot Kongresi i UEFA-së, pritet pranimi i Kosovës

Më: 3 maj 2016 Në ora: 07:01

Kongresi i 40-të i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), do të mbahet sot në Budapest të Hungarisë.

Ky kongres si asnjë herë më parë zgjon kërshërinë e vendit tonë, pasi që në Kongresin e Budapestit në rend ditë është edhe kërkesa e Kosovës për pranim në shtëpinë më të madhe te futbollit evropian.

Tashmë ekspedita e gjerë e Kosovës në përbërje, zyrtarë të shumtë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), dhe gazetarë te shumtë sportive, ndodhen në kryeqytetin e Hungarisë, ku nga afër do të përcjellin Kongresin e UEFA-së.

Në ekspeditën e Kosovës ekziston një optimizëm i madh se Kosova do të bëhet pjesë e këtij institucioni të madh sportive.

Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është i bindur se Kosova do të pranohet në UEFA.

Njeriu i dytë i FFK-së ka thënë se FFK-ja ka punuar shumë për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, dhe sipas tij, ka ardhur koha që edhe FFK-ja të jetë në shtëpinë e fu tbollit evropian.

“Optimizmi i jonë është i mirë, sepse kemi punuar shumë në këtë drejtim dhe besoj se puna që kemi bërë do të shpërblehet sot. Jam i bindur se 99 për qind Kosova do të jetë në UEFA”, ka thënë Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat