Ja sa vota i duhen Kosovës për pranim në UEFA

Sporti

Ja sa vota i duhen Kosovës për pranim në UEFA

Më: 3 maj 2016 Në ora: 06:58

​Kosovës sot do t’i duhen më shumë se sa 28 vota për t’u bërë anëtarja më e re e UEFA’s.

Delegacioni i Kosovës tashmë ka arritur në Budapest të Hungarisë, atje ku nesër prite që Federata e Futbollit të Kosovës të bëhet anëtarja e 55 e UEFA’s.

Këtë e beson edhe Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili tha se Fadil Vokrri do të ngritë flamurin e Kosovës në UEFA dhe se do të marrin më shumë se sa 28 vota të nevojshme.

“Jam optimist se Fadil Vokrri do ta ngritë flamurin e Kosovës nesër në Kongresin e UEFA’s. Besoj se Kosova do të marrë më shumë se sa 28 vota”, tha Ademi pas arritjes në Budapest.

Kujtojmë se Kongresi i 40’ i UEFA’s do të nisë sot nga ora 10:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat