Leicester City shpallet kampion i Anglisë (Video)

Sporti

Leicester City shpallet kampion i Anglisë (Video)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 23:00

Parrullat e tifozëve në “Stamford Bridge” lexonin “Bëjeni për Ranierin” duke dashur t’i jepnin një sinjal Chelsea-t se Leicesteri këtë të hënë kishte nevojë për mbështetje për të arritur titullin e parë në histori. Dhe kampionët e sezonit të kaluar dorëzuan vetë titullin te “Dhelpërat” e drejtuara nga Ranieri duke barazuar 2-2 një ndeshje shumë emocionuese me Tottenhamin. Skuadra e Pochetinos shpërdoroi një epërsi prej dy golash në pjesën e parë duke u dorëzuar që këtë javë në garën për titullin me Leicester që realizoi përrallën e tij duke fituar një titull të pabesueshëm, që ka qenë mëse i merituar për skuadrën e Ranierit, por që gjithsesi erdhi dhe falë një dhuratë të një tjetër skuadër, blu, Chelsea-t të Londrës, me të cilën Ranieri 12 vjet më parë nuk mundi dot të fitonte titullin kampion.

Në fakt në derbin e Londrës u duk se Tottenham do të shtynte dhe për njuë tjetër javë festën e Leicester pas golave të Kane dhe Son, por Cahill në të 58-tën dhe Hazard me një perlë në të 83-tën barazoi rezultatin duke i dhuruar festën tifozëve të Leicester në baret e qytetit të vogël anglez. Për herë të parë në histori, Leicester por dhe Claudio Ranieri mundën të fitojnë titullin kampion, me një prej surprizave më të mëdha të futbollit botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat