Po realizohet ëndrra e madhe!

Sporti

Po realizohet ëndrra e madhe!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2016 Në ora: 19:33

Të gjithë janë me sy e me vesh të orientuar nga Budapesti i Hungarisë, ku nesër do të mbahet Kongresi i 40-të i asociacionit më të lart evropian të futbollit, UEFA, në të cilën do të shqyrtohet edhe pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës. Të gjithë presin që sot do të jetë një ditë e veçantë në përgjithësi për Kosovën, FFK-ja të pranohet në UEFA. Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorët e tij është në Budapest, i cili është ftuar në Kongresin e UEFA-s. Ish-futbollisti i mirënjohur, Ardian Kozniku, ndryshe me kombëtaren e Kroacisë ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, është optimist se futbolli i Kosovës do të jetë pjesë zyrtare e Evropës. “Unë presë sikur gjithë shqiptarët, sportdashësit kudo që gjenden, që dita e sotme të jetë e veçantë dhe e madhe për futbollin shqiptar në veçanti të Kosovës. Besoj e shpresoj se do të pranohemi në UEFA...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat