Enrique: Doni ta fitoni kampionatin?

Sporti

Enrique: Doni ta fitoni kampionatin?

Më: 2 maj 2016 Në ora: 19:31

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, trajneri Luis Erique ka dalë nga binarët gjatë pushimit të pjesës së parë në ndeshjen jashtë fushe me Betisin. Trajneri i Barcelonës, i cili zakonisht është i vetëpërmbajtur thuhet t’i jetë sulur lojtarëve tepër i inatosur. Këtë raporton gazeta nga burime brenda bankës. Arsyeja e thjeshtë për tërbimin e Enrique-s: Paraqitja e ekipit në 45 minutat e para. Duke parë që rivalët për titull kishin fituar, presioni mbi katalunasit ishte tepër i madh. Edhe pse kundërshtari po luante me 10 lojtarë që prej minutës së 36-të. “Doni ta fitoni kampionatin? Po apo jo? Nuk po më tregoni se doni ta fitoni!”, thuhet t’i ketë bërtitur trajneri ekipit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat