Kosovare Asllani me Manchester City-n ‘shkelin’ rivalet në Angli

Sporti

Kosovare Asllani me Manchester City-n ‘shkelin’ rivalet në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2016 Në ora: 18:04

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, me ekipin e saj, Manchester City-n, po ‘shkelin’ çdo rivale në ligën angleze. Manchester City shënoi fitoren e pestë rresht, kësaj here me rezultat bindës 6:0 ndaj Doncaster-it. Pesë ndeshje po aq fitore, kryesojnë renditjen me 15 pikë dhe me një goldallim fantastik, 13:0! Asllani realizoi golin e parë për këtë edicion. Ajo thelloi epërsinë në 5:0 në minutën e 45+2. Golat i realizuan: Bronze (8'), Scott (11'), Ross (41'), Beattie (45'), Asllani (45+2’) dhe Duggan (74'). Asllani, ndryshe është anëtare e kombëtares së Suedisë, u paraqit titullare deri në minutën e 56-të, e cila u zëvendësua nga futbollistja Corboz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat