Mediat e huaja: Kosova në UEFA

Sporti

Mediat e huaja: Kosova në UEFA

Më: 2 maj 2016 Në ora: 17:20

Federata e Futbollit e Kosovës të martën (me 3 maj) pritet të pranohet në asociacionin më të lartë evropian, UEFA. Pas pranimit në UEFA, me 13 maj pritet të anëtarësohen në FIFA. Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, do të jetë në Budapest, i cili është ftuar në Kongresin e 40-të të UEFA-së. “54 anëtarët e UEFA-s do të votojnë për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës si anëtare e UEFA-s”, thuhet në faqen zyrtare. Kosovës i duhen 28 vota dhe të jetë pjesë e UEFA-s. “Kosova nesër do të pranohet në UEFA dhe më pas në FIFA. Ndërsa qershia mbi tortë do të vijë pas pak ditësh ku Kosova pritet që të futet menjëherë në fazën e grupeve për kampionatin botëror Rusia 2018, kanë shkruar dy gazetarët e dy mediumeve të famshme botërore, Assosiated Press dhe New York Times.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat