Belgjika në stres për Januzajn, po ia merr Kosova

Sporti

Belgjika në stres për Januzajn, po ia merr Kosova

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:29

Belgjika në panik Portali “sport.be” e Belgjikës në numrin e sotëm shkruan se Adnan Januzajn mund ta merr Kosova pas pranimit në asociacionin më të lart evropian, UEFA. “Kongresi i UEFA-s mblidhet nesër në Budapest për të shqyrtuar pranimin ose jo të Kosovës. Pas pranimit në UEFA, disa lojtarë mund të vendosin të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës. Kjo nënkupton se këtë mund ta bëjë edhe Januzaj. Ai e kishte zgjedhur Belgjikën mes shumë polemikash dy vjet më parë, por tash mund t’i jepet atij mundësia për të luajtur për Kosovën”, shkruan mes të tjera ky portal, duke nënvizuar se Belgjika mund të mbetet pa futbollistin e talentuar shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat