Tomislavi në panik, ka dhimbje koke nga Kosova!

Sporti

Tomislavi në panik, ka dhimbje koke nga Kosova!

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:04

Presidenti i futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq, ka bërë të ditur se delegacioni i tyre, do ta kundërshtojë fuqishëm pranimin e Kosovës në UEFA në Kongresin e 40’të të UEFA-s. “Që nga viti 2012 , Shoqata e Futbollit të Serbisë ka përdorur të gjitha mjetet ligjore në një luftë të ashpër kundër përpjekjeve për të bërë shtetin e vetë-shpallur anëtare të UEFA-s. Ne ia kemi arritur për ta hequr kërkesën për pranim nga rendi i ditës dhe për ta parandaluar një padrejtësi të madhe”, ka thënë Karaxhiqi

"Vendimi për ta pranuar Kosovën do ta shkaktonte trazira të mëdha në rajon dhe më gjerë. Nuk është sekret se ‘rasti i Kosovës’ nuk është rast i izoluar”, ka thënë Karaxhiqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat