Do të votohet për Kosovën

Sporti

Do të votohet për Kosovën

Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:39

Gjithçka është e qartë nga asociacioni më i lart i futbollit evropian, UEFA, duke konfirmuar se do të votohet për Kosovën. “54 Federatat anëtare të UEFA-s do të votojnë për aplikimin e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’u anëtarësuar në UEFA”, njofton “Uefa.com”, e cila i cek edhe pikat tjera të rendit të ditës. Nesër në Budapest do të mbahet Kongresi i 40-të i UEFA-s, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës pritet të pranohet në familjen e madhe evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat