Kur i thamë jo Serbisë!

Sporti

Kur i thamë jo Serbisë!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:20

Më shumë se 25 vjet kanë kaluar kur i thamë jo garave sportive me klubet serbe. Shovenistët serbë në atë periudhë ishin çartur dhe kishin hedhur gur e dru, madje kishin përndjekur e përzënë sportistët dhe klubet tona nga stadiumet që u ndërtuan me djersën e shqiptarëve të Kosovës. Ishte viti 1991, muaji gusht, kur klubi i futbollit Prishtina atëkohë kishte për kryetrajner Ajet Shoshollin dhe e zhvilloi ndeshjen e parë kampionale të Ligës së Dytë të ashtuquajtur atëkohë Jugosllavia, dhe fituan në Shkup me rezultat 2:1 ndaj Ballkanit. Në ndeshjen e dytë nuk rrugëtuan për në Prijedor të luajnë ndaj Rudarit dhe as nuk e pritën Mogrenin e Budvës, dhe gjithçka mori fund me serbët. Kosova me ligën e pavarur, ndërsa banditët serbë e kishin uzurpuar stadiumin e Prishtinës dhe madje një kohë kryetar i atij klubit i mbushur me banditë serb kishte qenë krimineli Zhelko Razhnjatoviç – Arkan.

Madje UDB-ja serbe ndiqte drejtuesit e KF Prishtina, futbollistët e saj dhe çdo gjë që kishte shqiptare, nga mllefi e nervozizmi që i thanë jo garave me serbët. I merrte në biseda informative, dhe shtronte lloji lloj presioni më shtazarak që din të bëjnë vetëm vandalët serb. Prishtina me klubet tjera bënin gara në Ligën e Pavarur të Kosovës në futboll dhe e zhvilloi takimin e parë, kur humbi me rezultat 3:2 nga Flamurtari i Prishtinës. Golin e parë në kampionat e shënoi Eroll Salihu pikërisht në minutën e 17-të, tani ky është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës. Klubet i zhvillonin garat në fusha e improvizuara dhe edhe aty bandat e milicisë serbe i ndiqni sportistët, i arrestonin e burgosnin, por kurrë nuk munden t’i ndalni.

Me 12 qershor të vitit 1999 mori fund gjithçka për bandat serbe në Kosovë. Falë politikës së urtë e të mençur, arkitektit të pavarësisë, presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe miqve tanë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e NATO-s, e shporën okupatorin nga vatrat tona dhe u kthyem në stadiumet tona, në palestrat tona sportive. Me 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht. Me 3 maj (nesër) futbolli i Kosovës pritet të shënojë historinë e saj, pranimin në UEFA. Ky do të jetë edhe një flakaresh tjetër për Serbinë shoviniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat