A do të luajë Ronaldo ndaj Manchester Cityt?

Sporti

A do të luajë Ronaldo ndaj Manchester Cityt?

Më: 2 maj 2016 Në ora: 14:37

Lajm i mrekullueshëm për Real Madridin dhe tifozët e tij anembanë botës. Ylli i tij portugez, Cristiano Ronaldo, e ka lënë pas lëndimin dhe sot është stërvitur rregullisht me grupin. Pra, ai është gati për gjysmëfinalen e kthimit të Champions-it me Manchester City, e cila do të zhvillohet të mërkurën në “Bernabeu”. CR7 mungoi në “Ettihad”, në barazimin pa gola të të tijve, javën e shkuar, ashtu si edhe në ndeshjen e radhës në La Liga.

Faqja zyrtare e “Los Blancos” dhe gazetat spanjolle njoftojnë se Ronaldo i kreu të gjitha trajnimet me grupin, ditën e sotme. Në ndryshim nga ai, sulmuesi francez, Karim Benzema, është stërvitur veçmas. Pra, rasti i tij është shumë më i dyshimtë përsa i takon aktivizimit pasnesër. Benzema është në përmirësim, por ka kohën kundër. Shërimi i tij po vazhdon ngadalë. Casemiro është trajnuar në palestër, duke vuajtur nga një goditje që pësoi në “Anoeta”, por nesër do të jetë me grupin e Real Madridit, nën urdhrat e Zinedin Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat