Prekazi: Mi pyet serbët as që ishim marr me sport ne!

Sporti

Prekazi: Mi pyet serbët as që ishim marr me sport ne!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 maj 2016 Në ora: 13:46

Ish-futbollisti i mirënjohur dhe aktualisht trajneri i Trepçës, Rafet Prekazi, thotë se po vjen fundi i robërimit të futbollit. “Pres të na çlirojnë nga robëria. Dhe të përmirësohet një padrejtësi që ju bëhet sportistëve”, thotë Prekazi. A mendoni se nuk do të kenë fuqi federata serbe më të bëjnë pengesa? “Problemi i tyre është kjo. Me u pyet ata as që ishim marr me sport ne. Nuk është njerëzore me çka ata merren. Me ju pamundësuar sportistëve me u marr me sport, jo civilizuese janë tentimet e tyre”, deklaroi Prekazi. Nesër Federata e Futbollit e Kosovës pritet të anëtarësohet në UEFA, ku mbahet edhe Kongresi i saj i 40-të në Budapest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat