Do të ishte shumë e madhe nëse Shaqiri e Xhaka luajnë për Kosovën

Sporti

Do të ishte shumë e madhe nëse Shaqiri e Xhaka luajnë për Kosovën

Më: 2 maj 2016 Në ora: 13:14

Të gjithë janë në pritje të lajmit të madh nga Budapesti, që Federata e Futbollit e Kosovës të pranohet në UEFA. Me tre maj pritet edhe të merr fund gjithçka dhe klubeve e përfaqësueses së Kosovës t’i lejohet pjesëmarrja në garat evropiane e botërore. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ndryshe anëtar i St. Gallenit në Zvicër, për gazetën zvicerane “Blick”, ka thënë se nëse Granit Xhaka dhe Xhedan Shaqiri vijnë në Kosovë do të ishte “fantastike”. “Do të ishte gjë e madhe nëse ata luajnë për Kosovën. Lojtarë të tillë bëjnë gjëra të mëdha ngado që shkojnë”, thotë Bunjaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat