Murray synon ta mbrojë titullin

Sporti

Murray synon ta mbrojë titullin

Më: 2 maj 2016 Në ora: 13:01

Tenisti britanik Andy Murray do të nisë aventurën e tij në turneun Masters të Madridit, ku do të kërkojë të mbrojë titullin fituar një vit më parë. Një turne që nis rrugëtimin e britanikut drejt grand slemit të Roland Garros, që luhet pas tri javësh. Dhe natyrisht që qëllimi është të marrë kreun e renditjes botërore për meshkuj në tenis, aty ku ndodhet i shkëputur me 7000 pikë serbi Novak Djokovic. “Të gjithë mund të humbasin, edhe Novak, por ai për momentin ka qenë në një formë të shkëlqyer. Por besoj se të gjithë përgatiten për ta mposhtur, duke zgjdhur taktika të ndryshme loje”, tha Andy Murray.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat