Gashi: Ekipi tregoi një karakter i madh

Sporti

Gashi: Ekipi tregoi një karakter i madh

Më: 2 maj 2016 Në ora: 12:16

Shkëlzen Gashi është ambientuar mjaft shpejt me Kampionatin Amerikan të Futbollit (MLS). Transferimi i janarit nga Basel te Colorado Rapids po rezulton një zgjedhje e goditur për mesfushorin me tipare sulmuese të kombëtares kuqezi. Deri më tani, 27-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje (647 minuta) për skuadrën e tij të re dhe ka shënuar 2 gola. Një produkt për t’u pasur zili ndër legjionarët kuqezinj nëpër botë, në prag të “Euro 2016”. Golin e fundit, Gashi e shënoi ndaj Montreal Impact (ku aktivizohet Didier Drogba), në barazimin 2:2, në transfertë.

Shqiptari barazoi përkohësisht shifrat në 1-1, në minutën e 47-të. Klubi, faqja e tij zyrtare në internet, e ka përzgjedhur atë si “njeriun e ndeshjes”, duke i marrë edhe një intervistë të shkurtër, në të cilën Gashi nënvizon: “Ekipi tregoi një karakter i madh. Nuk është e rëndësishme që shënoj unë, gjëja më e rëndësishme është që kurrë nuk u dorëzuam si ekip.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat