Dorëzohet Marotta: Çështja Moratës është në duar të Realit

Sporti

Dorëzohet Marotta: Çështja Moratës është në duar të Realit

Më: 2 maj 2016 Në ora: 09:50

Giuseppe Marotta e ka pranuar se qëndrimi i Moratas në Torino varet krejtësisht nga Real Madridit.

Dhjetë herë kampionët e Evropës, Real Madrid, dy vite më parë shitën Moratan në Juve për 22 milionë euro, me të drejtë blerje për 30 milionë euro dy vite më pas.

Tani, kur kanë kaluar dy vite nga arritja e kësaj marrëveshje, Reali dëshiron që ta rikthejë lojtarin në ‘Santiago Bernabeu’ edhe përkundër dëshirës së Juves për ta mbajtur atë në Torino.

''Alvaro Morata dëshiron të qëndrojë në Juventus, por Real Madridi ka gjithçka në dorë që të ndryshojë mendjen e tij. Lojtari është përmirësuar shumë dhe ka marrëdhënie të mira me ne pasi ndihet i lidhur me ngjyrat e klubit tonë', ka thënë Marotta.

''Disa situata si kjo me Alvaron, nuk varen nga ne. Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë dhe këtë duhet ta diskutojmë me Real Madridin pas përfundimit të këtij edicioni”, shtoi më tej drejtori sportiv i Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat