Duka flet për të ardhmen e De Biasit

Sporti

Duka flet për të ardhmen e De Biasit

Më: 2 maj 2016 Në ora: 09:42

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur për të ardhmen e trajnerit të kombëtares së Shqipërisë, De Biasi, për të cilin ka thënë se do të jetë me kombëtare për dy vite të tjera.

Gjatë një emisioni sportiv “Domenica Sportiva” në kanalin italian Rai 2, Duka ka folur në lidhje me kualifikimin historik të Shqipërisë për në Europianin Francë 2016 dhe punën për zhvillimin e futbollit shqiptar.

“De Biasi ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë, ndaj do të vazhdojë me ne. Me De Biasin dhe Tramezzanin e kemi stafin italian më të mirë, së bashku me grupin shqiptar. Janë fjalët e mediave dhe gazetarëve. Ju siguroj se De Biasi, është duke menduar vetëm për Europianin me Shqipërinë dhe jo me Italinë, të paktën deri tani. Raporti im me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio është i shkëlqyer?! E vërtetë, por ata janë profesionistë dhe s’mund t’i bëjnë oferta një trajneri që po bëhet gati të luajë Europianin. Pas Kampionatit, diskutimet do të shtrohen ndryshe”, u shpreh Duka.

I pyetur me humor nëse do të qëndronte De Biasi në rast se fiton Europianin, Duka është shprehur se, “i mjafton edhe të na çojë në gjysmëfinale. Vërtetë, përtej shakave, nuk i takon askujt që të mendojë tani se çfarë do të ndodhë më pas, por të përqendrohemi tek Europiani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat