Fiton Lazio, Interi zyrtarisht jashtë Championsit

Sporti

Fiton Lazio, Interi zyrtarisht jashtë Championsit

Më: 1 maj 2016 Në ora: 23:05

Interi tashmë është edhe zyrtarisht jashtë Championsit. Zikaltërit e Mancinit u mposhtën 2-0 nga Lazio në Olimpico dhe për të siguruar matematikisht vendin e 4-t duhet të fitojnë ndaj Empolit javën e ardhshme. Ishte Miroslav Klose ai që hapi serinë e golave teksa në minutën e 8-të përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes së Interit, duke mposhtur Handanovic-in me një parabol të ulët.

Zikaltërit u përpoqën të barazonin shifrat por rastet më të mira në pjesën e parë i pati sërish Lazio. Bardhekaltërit e Simone Inzaghit e vulosën fitoren vetëm në minutën e 84-t, me një penallti të realizuar nga Candreva pas një faulli të Murillos ndaj Keitas, me mbrojtësin e Interit që mori kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari Luca Banti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat