Ja nga sa mijëra euro do të përfitojnë skuadrat e Kosovës që marrin pjesë në garat evropiane

Sporti

Ja nga sa mijëra euro do të përfitojnë skuadrat e Kosovës që marrin pjesë në garat evropiane

Më: 1 maj 2016 Në ora: 21:19

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i ftuar në emisionin ‘Arena’ ka zbuluar se cilat do të jenë përfitimet në të holla të skuadrave kosovare pas pranimit në UEFA-s, ku do të marrin pjesë në garat evropiane.

Salihu ka bërë të ditur se skuadra kampione do të përfitojë 450 mijë euro nga UEFA, 250 mijë si kampion i Kosovës, dhe 200 për pjesëmarrje në garat që organizon ky institucion.

Nga 200 mijë euro do të përfitojë edhe skuadra që përfundon e dyta dhe skuadra që fiton Kupën e Kosovës.
Po ashtu Salihu ka deklaruar se Kosova do të garojë me tre skuadra në garat e Evropës, me kampionin, nënkampionin dhe fituesin e Kupës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat