Tyson Fury paralajmëron pensionimin pas luftës me Wladimir Klitschkon

Sporti

Tyson Fury paralajmëron pensionimin pas luftës me Wladimir Klitschkon

Më: 1 maj 2016 Në ora: 21:17

Kampioni i botës në peshat e rënda, Tyson Fury, ka bërë të ditur se meçi ndaj Wladmir Klitschkos, do të jetë lufta e tij e fundit në boks.

Britaniku në rrjetet sociale ka bërë të ditur se rimeçi ndaj ukrainasit, do të jetë i fundit në karrierën e tij, edhe pse është vetëm 26 vjeç dhe ka gjashtë muaj që është bërë kampion bote.

Fury në nëntor të vitit të kaluar u shpall kamion bote, kur mundi të pamposhturin deri atëkohë, Wladimir Klitschko.
“Unë u nisa sot për kampin që do të zgjas tetë javë, dhe do të jetë shumë i vështirë. Kjo do të jetë lufta ime më e mirë, pastaj unë do të në pension 100 për qind”, ka shkruar Fury në rrjetet sociale.

Pak minuta më vonë Fury ka bërë një tjetër postim me fëmijën e tij, duke shkruar se ky është arsyeja se pse po heq dorë nga boksi.

“Kjo është arsyeja pse unë dal në pension pas kësaj lufte, për të kaluar më shumë kohë me këta njerëz”, ka shkruar kampioni i botës në boks.

Tyson Fury në muajin korrik në Manchester, do të riluftojë me Wladmir Klitschkon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat