​Beqiri dhe Janjeva fitojnë turneun e pingpongut në Vushtrri

Sporti

​Beqiri dhe Janjeva fitojnë turneun e pingpongut në Vushtrri

Më: 1 maj 2016 Në ora: 20:52

Leart Beqiri dhe Era Janjeva janë fituesit e Pingpongut në turneun për juniorë “Hasan Prishtina” në Vushtrri.

Turneu është zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Jeton Tërstena” në Vushtrri, me bashkorganizmin e Federata e pingpongut të Kosovës (FPPK) dhe KP Hasan Prishtina.

Pas shumë ndeshjeve që u zhvilluan në finale mbeten Yll Dragidella dhe Leart Beqiri, të cilët kënaqen të pranishmit me lojë të bukur, kurse fitorja i takoi Beqirit me rezultatin 3:1 në seta.

Në një komunikatë për media të dërguar nga ky organizim thuhet se në konkurrencën e vajzave ishin vetëm tetë pjesëmarrëse.

“Në gjysmëfinale, Alma Mehmeti e mundi Edona Shabanin e Vushtrrisë me 3:0 në seta, kurse, Era Janjeva fitoi ndaj Blenda Lushaj nga Gjilani me rezultatin 3:1 në seta. Në finale Alma Mehmeti e Gjilanit, i rezistoi mjaft Era Janjevës, por në fund fitorja i takoi prishtinases me rezultatin 3:0”, thuhet tutje në komunikatën e FPPK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat