Lajme të mira për Shqipërinë, De Biasi nuk do të jetë trajner i Italisë

Sporti

Lajme të mira për Shqipërinë, De Biasi nuk do të jetë trajner i Italisë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 19:51

Në fund të “Euro 2016”, Antonio Conte i cili është trajneri aktual i kombëtares së Italisë, do të largohet pasi ka nënshkruar kontratë me Chelsean.

Sipas medieve italiane Marcello Lippi pritet të emërohet në krye të Përfaqësueses italiane.

Lippi ishte trajner i Italisë në vitet kur ata u shpallën Kampionë bote në Gjermani të vitit 2006. Ai qëndroi me të kaltrit deri në vitin 2010, por tani ai ka mundësinë të rikthehet sërish edhe pse mosha mund të bënë të vetën pasi Lippi ka 68 vite.

Pellegrini në këtë mënyrë mund të jetë trajner i ri i skuadrës së Milanit. Strategu argjentinas në fund të sezonit përfundon aventurën e tij në Angli te skuadra e Manchester Cityt dhe pritet të jetë trajner i lirë, ndaj dhe kuqezinjtë mund të jenë e ardhmja e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat